You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Skandal/ Asnjë qindarkë kontribut për stadiumin, Erion Veliaj bëhet qesharak me “Arenën Kombëtare”

Skandal/ Asnjë qindarkë kontribut për stadiumin, Erion Veliaj bëhet qesharak me “Arenën Kombëtare”

Një tjetër skandal del hapur dhe sheshit në Shqipëri, ndërsa këtë herë bëhet fjalë për stadiumin “Arena Kombëtare”.

Para pak orësh, Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës, ka postuar në “Facebook” disa pamje të reja nga kjo arenë, duke u krenuar me punimet që po shkojnë drejt fundit.

Por pyetja është e thjeshtë: “Çfarë kontributi ka dhënë Bashkia e Tiranës në këtë ndërtim slortiv që e reklamon si një vepër të saj?”. “Sport Ekspres” ka kërkuar më tepër rreth kësaj çështje, ndërsa përgjigja është po kaq e thjeshtë: “Asnjë të vetme”.

Erion Veliaj nuk ka investuar asnjë qindarkë në stadiumin e ri që po ndërtohet në kryeqytet, pavarësisht se do të jetë një qendër që shkon përtej një arenë sportive dhe do t’i sjell më shumë zhvillim ekonomik Tiranës.

Sigurisht, investimi mungon, por nëse flasim për përfitimin, Bashkia ka marrë dhe grumbulluar çdo qindarkë nga taksat.

Lali Eri duhet të na thotë se kur do perfundojë infrastruktura para stadiumit, parkimi dhe sheshi. Kjo pasi është ai që po pengon inagurimin e stadiumit.

Atëherë, pyetja që shtrojnë tifozët shqiptarë është se kur Bashkia do të zbatojë detyrën që ka? Por sigurisht që koha nuk mjafton, në rastin kur vetë kryetari Veliaj kërkon të publikoj mashtrimet e rradhës dhe të gënjej hapur publikun, për një vepër që nuk ka asnjë kontribut nga ana e tij. /Marrë nga Sport Ekspresi/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top