You are here
Home > Kombëtarja > Situatë e pakëndshme pas disfatës, futbollistët e Shqipërisë i shmangen dhënies së llogarive

Situatë e pakëndshme pas disfatës, futbollistët e Shqipërisë i shmangen dhënies së llogarive

Një situatë e pakëndshme ka ndodhur pas disfatës që Shqipëria ka marrë ndaj Skocisë, duke humbur me rezultatin 2-0.

Kuqezinjtë e drejtuar nga ana e Panuçit, kanë përsëritur të njëjtën situatë, ashtu si edhe në disfatën e marrë ndaj Ukrainës. Futbollistët kanë shmangur rrugën që të shkonin te autobuzi nëpërmjet korridorit, në të cilën qëndronin edhe mediat.

Mesa duket trajneri i Shqipërisë nuk ka kërkuar që futbollistët të japin më shumë llogari për këtë situatë të keqe që po përjetohet. Futbollistët e Skocisë kanë dalë nga aty, ndërsa ata të Shqipërisë kanë gjetur një tjetër rrugë. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top