
Një episod vërtet i veçantë ka ardhur në kampionatin kroat, atje ku Zapresiç u përballë ndaj Lokomotivës së Zagrebit. Por në minutën e 38 të takimit futbollistët duhej të dilnin nga fusha dhe të ndëprisnin ndeshjen, për shkakun e dritave.
Energjia ra në stadium dhe nuk kishte rrymë që të siguronte vazhdimin normal të ndeshjes. Pavarësisht dëshirës për të rregulluar menjëherë problemin, u vendos që kjo përballje të shtyhet për ditën e nesërme. Rezultati është në shifrat 0-0, ndërsa ende nuk është caktuar orari i saktë se kur do të vazhdojë ndeshja në fjalë. Uzuni dhe Kastrati ishin nga minuta e parë te Lokomotiva e Zagrebit. /Shqiperia.ch/