
Në kompeticionin e “Ligës së Kombeve” në Ligën C ku është pjesë edhe Shqipëria, situata e tabelës së renditjes është disi e ndërlikuar. Me fitoren që morëi dje skuadra e Izraelit kundër Skocisë me resultatin 2-1, është komplikuar disi tabela e klasifikimit.
Në Ligën C, janë të treja ekipet me nga 3 pikë, teksa kanë marrë nga një fitore dhe nga një humbje secila. Edhe pse me të njëjtat pike të grumbulluara, merret për bazë edhe golavarazhi, atje ku kuqezinjtë nuk favorizohen deri në këto momente.
Ekipi i Skocisë ka një golavarazh prej 3 gola të shënuar dhe 2 të pësuar dhe për këtë arsye kryeson grupin. Nga ana tjetër izraelitët janë me golavarazhin 0, pasi gjatë këtyre dy ndeshjeve të tyre, kanë shënuar 2 gola dhe kanë pësuar po aq. Kuqezinjtë janë me një gol minus, për shkak të asaj humbje të marrë me rezultatin 2-0 në “Hampden Park”.
Tashmë situata është e tillë, fitorja ndaj e Shqipërisë ndaj Izraelit, nuk është detyrim i domosdoshëm. Sigurisht, tre pikët e marra në transfertën e së dielës janë shumë të nevojshme, por trajneri italian duhet të bëj kujdes me aventurën, pasi shanset tona nuk përfundojnë me një barazim të marrë në takimin e radhës.
(Nëse Shqipëria barazon ndaj Izraelit)
Nëse Shqipëria do të barazonte ndaj Izraelit dhe këta të fundit nuk do dilnin me tre pikë nga transferta në Skoci, që me shumë gjasa kjo pritet të ndodh, atëherë finalja e vërtetë do të luhej në “Elbasan Arena”. Në takimin që kuqezinjtë do të zhvillonin ndaj Skocisë, do të vendosej se cila prej Kombëtareve do të kalonte më tej, ku mjafton vetëm një fitore.
E vetmja mundësi që i venit shpresat Shqipërisë, në rast të një barazimi ndaj Izraelit, është nëse këta të fundit do të surprizonin edhe në transfertën e “Hampden Park”, duke fituar pastër ndaj Skocisë. Këtu do të hynte në llogari golavarazhi dhe shanset tona do të minimizoheshin edhe pse matematika na mban në garë deri në ndeshjen e fundit. /Shqiperia.ch/