You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Situata e veçantë e Valon Berishës, në rastin më të keq luan në “Champions League”

Situata e veçantë e Valon Berishës, në rastin më të keq luan në “Champions League”

Dëmtimet e shumta kanë bërë që Valon Berisha të mos e shfrytëzoj shansin e karrierës, ndërsa u transferua te ekipi i Lacios. Me skuadrën kryeqytetase, mesfushori shqiptar nuk ka luajtur në shumë takime, me pjesën më të madhe të ndeshjeve që i ka ndjekur si tifoz.

Në Itali janë të bindur se vetëm dy janë variantet e Berishës për sezonin e ardhshëm. E para është qëndrimi te Lacio duke i besuar sërish, që është edhe vetë dëshira e lojtarit, ndërsa rasti më i keq është rikthimi te Salzburgu si huazim. Megjithatë edhe te kjo e fundit nuk ka vetëm anë negative, pasi kjo është edhe mënyra e vetme që Berisha të luajë në grupet e “Champions League”, duke parë se lacialët nuk e arritën dot këtë kompeticion. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top