You are here
Home > Futboll Bota > Situata e çuditshme te Atalanta, këngëtari i “hip-hopit” ul në stol Etrit Berishën

Situata e çuditshme te Atalanta, këngëtari i “hip-hopit” ul në stol Etrit Berishën

Një situatë që kurrsesi nuk mund të kuptohet lehtësisht është ajo te Atalanta, teksa vendin e titullarit në portën e këtij ekipi, e ka marrë këngëtari i “hip-hopit”, Gollini.

Një njeri me pasione të shumta, portieri italian që po zëvendëson Etrit Berishën, ka publikuar vetëm përpara disa kohësh edhe një këngë, duke treguar se ndodhet në lartësinë e duhur edhe jashtë fushës së blertë.

Megjithatë kjo situatë ishte e paralajmëruar për portierin shqiptar, teksa në fundin e sezonit të shkuar, Gasperini po i besonte portierit të ri. Fillimisht kjo dukej një zgjedhje e përkohshme e trajnerit të Atalantës, por që nuk rezultoi e tillë. Gollini ka qenë portieri titullar edhe në takimet e zhvilluara për këtë sezon, duke i konfirmuar Berishës sezonin e vështirë që do të kaloj në këtë vit futbollistik. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top