You are here
Home > Kombëtarja > Sirena italiane për Gentian Selmanin, dy klube të Serisë A vihen pas portierit të Kombëtares

Sirena italiane për Gentian Selmanin, dy klube të Serisë A vihen pas portierit të Kombëtares

Gentian Selmani do të përbëj bujën në merkaton e dimrit, ndërsa pritet një lëvizje e madhe. Portieri i talentuar i Menemesporit, ka interesimin e dy klubeve të Serisë A. Bëhet fjalë për Torinon dhe Leçen, megjithëse menaxheri i Selmanit shprehet se nuk ka ende oferta konkrete.

Të dyja këto skuadra po shohin mundësinë e transferimit të Selmanit gjatë janarit. Nëse një marrëveshje e tillë do të kryhej, atëherë do të ishte një histori suksesi për Superioren. Kjo pasi portieri në fjalë i ka shfaqur të gjitha aftësitë e tij te Laçi dhe aty ka qendruar për disa vite, pa u nxituar, për të dalë jashtë Shqipërisë në momentin e duhur. Nëse e sheh veten kaq shpejt në elitën e futbollit italian, për të do të ketë shumë duartrokitje dhe mbi të gjitha do të futet shumë në garë për vendin e titullarit te Kombëtarja.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top