
Sioni po bën gjithçka për të marrë Valon Behrami në skuadër, madje duke dalë përtej së zakonshmes. Sipas asaj që raporton “Blick.ch”, presidenti i ekipit zviceran, Christian Constatin, e ka gjetur mënyrën sesi mund ta tërheq mesfushorin shqiptar.
Shumë e thjeshtë, duke bindur gruan e tij, Lara Gut-Behrami. Kjo e fundit ka udhëtuar me aeroplanin privat të presidentit të Sionit, pas një lëndimi që mori në një kampionat botëror. Nder kthehet me nder, prandaj nëpërmjet kësaj pike kontakti të fortë, po tentohet edhe marrja e Valon Behramit.
Gjithashtu vlen për t’u përmendur fakti se Constatin ka premtuar se do të vërë në dipozicion të çiftit, edhe një nga vilat e shumta që zotëron. /Shqiperia.ch/