You are here
Home > Futboll Bota > Sioni e kthen ndeshjen në stërvitje, 3 gola vetëm Bastien Toma

Sioni e kthen ndeshjen në stërvitje, 3 gola vetëm Bastien Toma

Sioni e ka pasur më shumë se të lehtë ndeshjen e Kupës ndaj Allscwil. Madje e ka kthyer në stërvitje duke e parë atë që u paraqit në fushë.

Rezultati u mbyll në transfertë me shifrat 1-10, atje ku protagonisti kryesor ishte Bastien Toma. Jo pak, por tre gola do të shënonte mesfushori shqiptar që hapi edhe festivalin e realizimeve.

Gjithashtu një gol do ta shënonte edhe Pajtim Kasami në këtë përballje të Kupës. Sa i përket Tomës, lojtari në fjalë luan me të rinjtë e Zvicrës dhe në shtator pritet ndonjë vendim i ri i këtij futbollisti, me interesimin e vazhdueshëm të Shqipërisë dhe Kosovës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top