Një prej futbollistëve që ndodhen në formë të mirë dhe kanë munguar në listën e kombëtares shqiptare, ishte edhe Azdren Llullaku.
Mesfushori shqiptar është një titullar i padiskutueshëm tek ekipi i Astras në Rumani, teksa edhe në ditën e djeshme ka luajtur për 90 minuta në barazimin pa gola që ekipi i tij arriti në shtëpi.
Llullaku ka arritur të shënoj edhe dy gola në këtë sezon, që ndryshe nga ai i shkuari, nuk po vuan për aktivizimin në fushën e blertë. Në dy realizimet e tij, futbollisti 30-vjeçar ka zgjedhur të festojë në të njëjtën mënyrë, me shqiponjë. Por këto sinjale nuk kanë mjaftuar që trajneri italian të bindet për Llullakun që të marrë në Kombëtare. /Shqipëria.ch/