You are here
Home > Futboll Bota > Simeone shpjegon festimin, italianët: I çmendur! Mendoi se ishte në lokal me miqtë

Simeone shpjegon festimin, italianët: I çmendur! Mendoi se ishte në lokal me miqtë

Një festim tërësisht i ekzagjeruar ishte ai i Diego Simeones së Atletiko Madridit. Trajneri i ekipit spanjoll pas golit të parë, në atë fitore me rezultatin 2-0 ndaj Juventusit, e teproi jo pak me mënyrën e festimit.

Gjithsesi pas ndeshjes kur ishte më i ftohtë pas gjithçkaje që ndodhi, Simeone ka sqaruar se nuk kishte asnjë shigjetim ndaj tifozëve të Juventusit. “Unë nuk e mendova më parë një gjë të tillë. Kërkoj falje pasi nuk ishte një gjest i mirë, por nuk ishte kundër tifozëve të Juventusit që ndodheshin nga ana tjetër”, ka sqaruar tekniku i Atletikos së Madridit.

Por pavarësisht shpjegimeve të tij, në Itali nuk do ta presin me lule Simeonen në ndeshjen e kthimit. Madje sulmet kanë nisur që në ditën e sotme nga gazetarët italianë të “Sky”. “Simeone është një trajner i madh, por pas golit ai e humbi komplet mendjen. Mendoi se ishte në një lokal me shokët e tij”, ka thënë gazetari Paolo Condo. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top