You are here
Home > Kombëtarja > Sikur të shkojnë në sfilatë mode! Përgatitja e çuditshme e Izraelit ndaj Shqipërisë

Sikur të shkojnë në sfilatë mode! Përgatitja e çuditshme e Izraelit ndaj Shqipërisë

Një etapë e re nis sot për dy Kombëtaret të cilat do të përplasen me njëra-tjetrën në “Elbasan Arena”. Nga njëra anë kemi Izraelin, që ka ndryshuar trajnerin dhe pritet të ketë një “fytyrë të re”, ndërsa nga ana tjetër kemi Panuçin që kërkon të lërë pas të gjithë ato zhgënjimet e shkuara dhe tashmë objektivi i tij i vërtetë që duhet përmbushur, nis tani.

Por një etapë e re e filluar, kërkon një ndryshim rrënjësor, madje duke filluar që nga pamja e jashtme. Të paktën, kështu e mendojnë futbollistët e Izraelit. Përpara nisjes për në Shqipëri, janë publikuar disa foto ku pjesa më e madhe e futbollistëve, Biram Kayal, Manor Solomon, Dia Saba, Dor Micha, Maxim Falcushchenko, Niso Kapiloto, Ayed Habashi, Dan Glazer, Mons Dabour, kanë ndryshuar diçka edhe në paraqitjen e tyre të jashtme.

Dikush duke bërë flokët në një model të bukur, e dikush tjetër mjekrën. Nuk jemi në një sfilatë mode, por e vetmja gjë e përbashkët që Shqipëria do të shohë te Izraeli nga hera e fundit që u përballë me të, do të jetë vetëm ngjyra e fanellës së tyre që ka për të qëndruar e njëjtë. Të paktën kështu shpresohet… /Shqipëria.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top