You are here
Home > Futboll Bota > Sikur të mos mjaftonte kaosi te Lacio e Strakoshës, gjermanët bëjnë që situata të dal nga kontrolli

Sikur të mos mjaftonte kaosi te Lacio e Strakoshës, gjermanët bëjnë që situata të dal nga kontrolli

Lacio do të luajë në ditën e sotme ndaj Frankfurtit, në takimin e vlefshëm për “Europa League”. Për lacialët kjo ndeshje vjen në një moment kaosi, pasi vetë tifozët kanë dalë kundër skuadrës dhe rezultateve të tyre të marra së fundmi.

Por sikur të mos mjaftonte kjo, kanë nisur edhe përleshjet me gjermanët. Një grup tifozësh që kanë udhëtuar nga Gjermania, kanë sulmuar sportdashësit e Lacios, duke e kthyer qytetin në një arenë dyluftimi. Përleshje të mëdha ka pasur edhe me policinë, të cilat nuk janë mbyllur ende.

Ndërsa duhen edhe pak minuta që të zhvillohet përballja mes këtyre ekipeve, janë arrestuar 5 tifozë të Frankfurtit për prishje të rendit dhe sigurisë. Ndërkohë që te Lacio duhet të përballojnë edhe surprizën e pakëndshme të miqëve, sikur të mos i mjaftonte kriza në të cilën ndodhen për momentin. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top