You are here
Home > Kombëtarja > Sikur të ishte edhe Shqipëria me Kosovën, interesim i çmendur për bileta në Europian

Sikur të ishte edhe Shqipëria me Kosovën, interesim i çmendur për bileta në Europian

Ndërsa ende nuk janë zbuluar Kombëtaret që do të marrin pjesë në Europianin 2020, interesimi për bileta është vërtet i madh. Deri tani ka pasur 14 milionë aplikime nga njerëzit për t’u pajisur me biletë, ndërsa limiti është vetëm për 1.5 milionë.

Gjysma e mbetur e tyre, pasi në total gjenden 3 milionë bileta për këtë kompeticion, do të shkoj për tifozët e Kombëtares që do të marrin pjesë në Europian. Pra për aplikimin duhet të pritet ende, derisa të mbyllen kualifikueset dhe “Liga e Kombeve”. Pjesa më e madhe e njerëzve që kanë aplikuar për bileta ka ardhur nga Anglia, Rusia, Holanda, Gjermania dhe Hungaria. Kënaqësia dhe interesimi do të shtohej edhe më shumë për tifozët shqiptarë nëse në grupe do të arrinte edhe Shqipëria me Kosovën. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top