E gjitha ajo se çfarë ndodhi në takimin e djeshëm mes Vorsklës dhe Olimpique, ishte një situatë e cila e nxjerr mbrojtësin shqiptar, Arbin Dallkun, si të tepërt e disi të panevojshëm për skuadrën.
Futbollisti i Kosovës është larguar në pjesën e parë nga fusha e lojës, ndërsa është ndëshkuar me karton të kuq për dy ndërhyje të gabuara brenda pak minutash. Gjyqtari nuk toleroi asgjë, ndërsa skuadra e tij po humbiste në shtëpi me rezultatin 0-1. Fillimisht Dallku kishte shkaktuar një penallti në golin e avantazhit të kundërshtarëve, ndërsa pak më vonë do të bënte edhe ndërhyrjen tjetër me takat në kokën e lojtarit rival.
Në momentin që gjithçka u duk e mbyllur dhe pritej thellimi i rezultatit nga ana e miqëve, ndodhi e kundërta. Vorskla Plotava përmbysi rezultatin, duke u larguar me tre pikë nga ky takim. Trajneri i Vorsklës e ka kritikuar Dallkun në fundin e takimit, për të treguar më shumë vigjilencë në fushën e lojës. /Shqiperia.ch/