
Disa nga yjet shqiptarë të futbollit janë bashkuar në Zvicër, për të kaluar pushimet dhe kohën e lirë në një festival shqiptar që po mbahet në vendin helvet. Atje janë bërë bashkë Amir Abrashi, Milot Rashica, Xherdan Shaqiri, Valon Berisha, Hekuran Kryeziu dhe Florent Hadërgjonaj.
Të gjithë këta futbollisitë kanë luajtur në elitat e futbolit europian, në kampionatet respektive. Nëse do të kishim vetëm një Kombëtare dhe një dashuri paksa me të madhe për bashkimin tonë, atëherë i gjithë ky grup do të përfaqësonte Shqipërinë.
Madje edhe vetë Milot Rashica do ta përshkruante në këtë mënyrë foton e postuar në “Instagram”: “Skuadër ëndrrash”. /Shqiperia.ch/