Arisi dhe Paoku janë përballur sërish në ditën e sotme, në takimin e vlefshëm për kampionatin grek. Më parë derbi i Selanikut ishte zhvilluar edhe në Kupë, i përfunduar në rezultatin 1-1.
E njëjta historia u duk se po përsëritej edhe këtë herë në kampionat, teksa realizimit të herët të Arisit, iu kundërpërgjigjën miqtë në fundin e 45 minutave të para. Megjithatë një gol në minutat e fundit nga lojtarët e Paok, vendosi gjithçka. Një kordon i gjatë i forcave të ndërhyrjes së shpejtë, të pajisur me armatime speciale, kanë qenë të gatshëm për të ndërhyrë nëse do të ishte e nevojshme.
Këtu duhet të kujtojmë, se disa bomba molotov janë hedhur pranë stadiumit të Paokut, në ndeshjen e luajtur më parë për Kupën e Greqisë./Shqiperia.ch/