You are here
Home > Futboll Bota > Si të ishte një “grusht shteti”, Mavraj dhe Basha përjetojnë sërish “ferrin” e Selanikut

Si të ishte një “grusht shteti”, Mavraj dhe Basha përjetojnë sërish “ferrin” e Selanikut

Arisi dhe Paoku janë përballur sërish në ditën e sotme, në takimin e vlefshëm për kampionatin grek. Më parë derbi i Selanikut ishte zhvilluar edhe në Kupë, i përfunduar në rezultatin 1-1.

E njëjta historia u duk se po përsëritej edhe këtë herë në kampionat, teksa realizimit të herët të Arisit, iu kundërpërgjigjën miqtë në fundin e 45 minutave të para. Megjithatë një gol në minutat e fundit nga lojtarët e Paok, vendosi gjithçka. Një kordon i gjatë i forcave të ndërhyrjes së shpejtë, të pajisur me armatime speciale, kanë qenë të gatshëm për të ndërhyrë nëse do të ishte e nevojshme.

Këtu duhet të kujtojmë, se disa bomba molotov janë hedhur pranë stadiumit të Paokut, në ndeshjen e luajtur më parë për Kupën e Greqisë./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top