You are here
Home > Futboll Bota > Si rrallëherë flet keq për nivelin e shqiptarëve, De Biazi: Torino e mund Kukësin me 5 gola para!

Si rrallëherë flet keq për nivelin e shqiptarëve, De Biazi: Torino e mund Kukësin me 5 gola para!

Gjithmonë jemi mësuar që De Biazi të vlerësoj futbollin në Shqipëri dhe nivelin në ngritje në këtë aspekt sa i përket vendit tonë. Por rasti i fundit i përballjes së mundshme mes Kukësit dhe Torinos, do të përbëj diferencën.

Fillimisht verilindorët do të ndeshen me Debrecenin, ndërsa nëse arrijnë të kualifikohen, atëherë do të kalojnë më tej ndaj Torinos, në turin e dytë të “Europa League”. Ish-trajneri i Shqipërisë mendon se nuk ka asnjë krahasim mes këtyre dy ekipeve, duke e konsideruar Kukësin si një skuadër të Serisë C të Italisë.

“Kukësi do të ishte një skuadër e mirë në Serinë C. Torino do ta fitojë këtë ndeshje me 5 gola para”, u shpreh De Biazi, për t’i dhënë disa informacione më shumë italianëve, për nivelin e skuadrës shqiptare. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top