You are here
Home > Kombëtarja > Si një shofer makinash sportive! Talenti shqiptar ka besimin e trajnerit, titullar në Bundesligë

Si një shofer makinash sportive! Talenti shqiptar ka besimin e trajnerit, titullar në Bundesligë

Tashmë është momenti i tij, Florent Muslija pritet të debutojë për herë të parë si titullar në Bundesligë. Futbollisti i cili luan me Hanoverin, ka lënë përshtypje të mirë me aktivizimin e tij për disa minuta, në humbjen me rezultatin 1-4 ndaj Frankfurtit, atje ku gjeti edhe golin e parë me ekipin gjerman.

“Sportbuzzer” shprehet se futbollisti shqiptar është duke lënë mbresa edhe në stërvitje, ndërsa duket si një shofer makinash shpejtësie, përpara mbrojtjes kundërshtare. Tashmë sipas asaj që raportohet në mediat gjermane, Muslija pritet të bëj debutimin e parë si titullar me Hanoverin, duke marrë besimin e trajnerit.

Ai është grumbulluar më parë me Gjermaninë U-20, por pa pasur mundësinë për t’i treguar vlerat e tij në fushën e lojës. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top