You are here
Home > Kombëtarja > Si në kohën e fëmijërisë! Arlindin e dëmton vëllai: Sikur të kisha bërë 3000 ndërhyrje!

Si në kohën e fëmijërisë! Arlindin e dëmton vëllai: Sikur të kisha bërë 3000 ndërhyrje!

Ashtu si në kohën e fëmijërisë, dy vëllezërit Ajeti, Arlindi dhe Albiani janë vendosur kundër njëri-tjetrit, në një lojë që do të nxirrte një fitues të vetëm. Vetëm se këtë herë nuk bëhej fjalë për një lojë fëmijësh, të ngelur vetëm brenda një lagje, por në një stadium të madhe e të vëzhguar mes shumë spektatorëve.

Përballja mes Grashopërs dhe Bazelit do të nxirrte fitues vëllain e vogël, Albianin, ndërsa i madhi do ta braktiste takimin më shpejtë nga çfarë pritej. Arsyeja? Një shqetësim ka ndierë Arlindi, pas një dueli si për ironi të fatit ndaj vëllait të tij, duke ngelur në dhomat e zhveshjes për të mos dalë në pjesën e dytë.

Sipas  informacioneve paraprake, Arlindi ka pësuar një lëndim në shpatull, teksa menjëherë pas ndeshjes ndaj Bazelit ka shkuar në spital për të marrë mjekimet e nevojshme. Vetë mbrojtësi i Shqipërisë, shprehet se e ka ndierë së tepërmi emocionet e një ndeshje kundër të vëllait:

“Ndihesha sikur kisha bërë 3000 ndërhyrje. Ka qenë vërtet shumë e vështirë për mua, sepse isha mësuar të luaj gjithmonë me vëllain tim. Përfundimisht, nuk ishte diçka e mirë”, u shpreh Arlindi.

Në ato pak fjalë të thëna nga ana e Albianit pas ndeshjes, kurrsesi nuk mund të lihej pa përmendur edhe ai lëndim i shkaktuar ndaj mbrojtësit të Shqipërisë: “Më vjen vërtet shumë keq për vëllain tim. Ajo që më ndodhi mua në atë përplasje me Arlindin, ishte vërtet një fat i keq. Megjithatë do të kujdesem që të kthehet sa më shpejtë”, u shpreh Albian Ajeti. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top