You are here
Home > Futboll Bota > Si mund të mbaj Realin ky sulmues? Benzema humbet një “gol fëmijësh”, nuk e falin rrjetet sociale

Si mund të mbaj Realin ky sulmues? Benzema humbet një “gol fëmijësh”, nuk e falin rrjetet sociale

Një miqësore shumë e bukur dhe me vëmendje të madhe ishte ajo e mesnatës, atje ku u ndesh në “International Championship Cup”, Bajerni me Realin e Madridit.

Kritika të vazhdueshme ka pasur për Benzeman, me dyshimet e mëdha sesi ky sulmues mund të mbaj i vetëm përgjegjësinë për të gjetur golat te gjigandët spanjoll. Futbollisti francez nuk garanton siguri maksimale, madje ndonjëherë fal disa gola, që mund të realizohen edhe nga fëmijët.

I tillë ishte ai në pjesën e parë ndaj Bajernit, që pas krosimit gjenial të Iskos, Benzema nuk ka mundur të shtyj topin aq shumë pranë portës. Sigurisht që rrjetet sociale nuk mund ta falnin këtë mundësi, duke u tallur me sulmuesin e Realit të Madridit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top