
Nuk mund të jetë cilësohet si një mbrojtës ky njeri, kurrsesi, nuk mund të quhet i tillë. Benjamin Kololli e kishte paralajmëruar më herët natën e tij magjike, ashtu si edhe ne, që kishim përmendur se një futbollist me aftësi të larta ishte gati për dardanët.
Mesfushori në pesë ndeshjet e fundit që ka luajtur me klubin e Zyrihut, ka mundur të shënojë 3 gola dhe gjithashtu ka dhuruar 3 asist në total. Benjamini po tregon tek kjo skuadër se është i aftë të marrë mbi shpatullat e tij një klub me emër të madh në kampionatin zviceran.
E njëjta situatë ndodhi edhe te Kosova. Këta të fundit prisnin një gol nga Zeneli, Zhegrova, Rashica, Berisha, Kastrati, por predha nga distanca dhe shënimi i golit vinte nga mbrojtësi Kololli. Si një futbollist tipik i niveleve më të larta, Kololli është i jashtëzakonshëm për Kosovën. /Shqiperia.ch/