
E njëjta situatë që u paraqit në takimin mes Malit të Zi dhe Kosovës do të përsëritet edhe në Slovan Brastislava-Feronikeli. Kjo e fundit është e vlefshme për turin e dytë të “Europa League”.
Komitet Serb i Futbollit ka ndërhyrë hapur duke i kërkuar dy lojtarëve të Bratislavës, Aleksandar Qarviç dhe Dejan Drazhiç që të bojkotojnë ndeshjen. Vendimi duket të jetë i kësaj forme, megjithëse nuk ishte e nevojshme një kërcënim i tillë.
Kjo pasi Slovan Bratislava njihet për sjelljen e saj kundër Kosovës, teksa në kryesinë e këtij grupimi të tifozëve ndodhen disa persona me prejardhje serbe. /Shqiperia.ch/