You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Si e realizoi këtë gol? Zhegrova shfaq talentin te Bazelit, fut edhe portierin brenda (VIDEO)

Si e realizoi këtë gol? Zhegrova shfaq talentin te Bazelit, fut edhe portierin brenda (VIDEO)

Zhegrova arriti të realizonte dhe jepte asist në fitoren e Bazelit me rezultatin 1-5, në miqësoren ndaj Munchen. Për herë të parë talenti i Kosovës ka shfaqur gjithë talentin e tij me skuadrën zvicerane, duke na kujtuar kohën më të mirë te Genk.

Pasi ka marrë krahun e djathtë, Zhegrova ka zgjidhur gjithçka i vetëm me një kryevepër nga distanca. Fortësia dhe shpejtësia që mori topi, bëri që edhe portieri kundërshtar të futej brenda kuadratit që po mbronte, por sigurisht që pa asnjë shans që të kapte topin. Ndërkohë nuk duhet harruar që në këtë ndeshje realizoi edhe talenti tjetër shqiptar i Bazelit, Tician Tushi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top