You are here
Home > Kombëtarja > Si e bëri? Pasimi që të shtang dhe Lenjani që e ka lojë fëmijësh, të gjithë pas lojtarit shqiptar

Si e bëri? Pasimi që të shtang dhe Lenjani që e ka lojë fëmijësh, të gjithë pas lojtarit shqiptar

Ekipi i Sionit është ndalur në barazim në transfertën e javës që sapo lamë pas, teksa e ka mbyllur ndeshjen ndaj Xamax në shifrat 1-1.

Por ajo që është komentuar gjerësisht nga mediat zvicerane dhe vazhdon të jetë temë aktuale, është ai gol i Sionit. Dy futbollistë shqiptarë veprojnë mes tyre, për të dërguar topin në rrjetë. Fillimisht Lenjani pason topin te bashkëkombasi i tij, Bastien Toma, ndërsa ky i fundit jep një top nga mesfusha, që e nxjerr Lenjanin me portën e boshatisur.

Një lojë fëmijësh ishte ajo për mesfushorin shqiptar për të dërguar topin në rrjetë, ndërsa të gjithë mahniten pas asaj magjie të Bastien Toma. Si e bëri? Këtë nuk mund ta shpjegoj ndoshta as vetë mesfushori 19-vjeçar. Ai është pjesë e grupmoshave të Zvicrës, ndërsa shihet si një lojtar me të ardhme të madhe. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top