You are here
Home > Kombëtarja > “Si Bugatti” edhe ndaj Realit të Madridit, askush nuk ishte si Enis Bardhi

“Si Bugatti” edhe ndaj Realit të Madridit, askush nuk ishte si Enis Bardhi

Levante nuk duket ajo e vitit të kaluar. Skuadra e dyshes shqiptare Sadiku-Bardhi, ka arritur t’i marrë Realit të Madridit tre pikë në “Santiago Bernabeo”. Dy golat e pjesës së parë vulosën një tjetër fitore historike për Levanten dhe trajnerin Lopez.

Ajo që u vu në pah ishte forma mjaft e mirë fizike dhe teknike e Enis Bardhit. Mesfushori nga Shkupi është shpallur si lojtari më i mirë në duelet me topin. Plot 5 rikuperime pati gjatë ndeshjes mesfushori 23 vjeçar. Një rekord i tillë shtyn edhe më tepër lojtarin drejt një suksesi personal. Bardhi ka treguar se në mesfushë ai është truri i Levantes dhe këtë e tregoi mjaft mirë në ndeshjen e sotme. Ndërkohë, Levante ruan vendin e shtatë me 13 pikë, një më pak se Reali i Madridit.

Krahasimi më i bukur, do të ishte me këngën e preferuar të vetë futbollistit, teksa në ndeshjen me Maqedoninë ndaj Lihtshtejnit, interpretoi pak nga kërcimi i “Si Buggati”. I tillë ishte edhe futbollisti shqiptar i Levantes, thjeshtë i pandalshëm. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top