You are here
Home > Futboll Bota > Si asnjëherë më parë! Me emocionet e një finale, Milani fiton me VAR në sekondën e fundit

Si asnjëherë më parë! Me emocionet e një finale, Milani fiton me VAR në sekondën e fundit

Milani ka arritur të fitojë me rezultatin 0-1 ndaj Udinezes në mbrëmjen e sotme, në një takim ku emocionet nuk kishin të përfunduar.

Madje, kulmi i tyre arriti në sekondin e fundit të lojës. Një kundërsulm i shpejtë i kuqezinjve dhe një lojtar më pak i Udinezes i dalë me karton të kuq, bëri që 4-5 futbollistë të Milanit të ishin të vetëm përballë portierit dhe dy mbrojtësave kundërshtarë.

Kur të gjithë prisnin që topi të përfundonte në rrjetë me rastin e parë, lojtarët e drejtuar nga ana e Gatuzos kryen shumë pasime disi të tepruara në zonë, përpara se Romagnoli të gjente golin e vetëm të takimit. Në fund ka vend edhe për disa minuta ankthi, pasi anësori e kishte ngritur flamurin për pozicion jashtë loje, por VAR-i i ka rikthyer golin kuqezinjve. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top