Elvis Peço mund të quhet si një nga trajnerët e rinj shqiptar me më premisë në futbollin ndërkombëtar. Ai momentalisht drejton skuadrën e Baselit U-19, ku me këta te fundit në këtë periudhë nuk po kalon një moment të mirë.
Skuadra e të rinjve të Baselit, nën drejtimin e Peços, ditën e djeshme është eleminuar nga skuadra e skoceze e Hamilton U-19, duke u eleminuar edhe nga “Liga e Kampionëve” për të rinjtë. Ndonëse zviceranët kanë qënë favorit absolut kundër skocezve, ata nuk arritë të merrnin një kualifikim të mundshëm. Përballja në ditën e djeshme ka përfunduar me rezultatin 2-2, ku skuadra e Peços u barazua nga skocezët në minutë e 95 dhe më pas Baseli i tij u eliminua nëpërmjet penalltive.
Kujtojmë që Arjan Peço është një nga zërat më kritikues kundrejt trajnerit italian të kuqezinjve, Kristian Panuçi, ku këtë të fundut shumë herë e ka kundërshtuar për zgjedhjet e tij tek Shqipëria. E megjitahtë gjërat në klubin e tij nuk po shkojnë në mënyrën më të mirë të mundshme për trajnerin 43 vjeçar. /Shqiperia.ch/