
Një viti tjetër futbollistik po i vjen fundi dhe përsa i përket Kombëtares tonë, kur nisim llogaritë, mund të themi se ka qënë disi periudhë zhgënjyese. Kjo për arsye se rezultatet dhe loja në sfidat e zhvilluara në përgjithësi, nuk i ka përmbushur pritshmëritë. Ndonëse është një Kombëtare në tranzicion, me lojtarë dhe trajner të ri, duket se do të na duhet pak kohë për të parë Shqipëinë e vërtetë.
Po çfarë i ka munguar kuqezinjve gjatë këtij viti? Në fushën e lojës, është ndjerë mungesa e një qendërmbrojtësi potent dhe me peshë si Loriku. Me largimin e tij, në prapavijën e kuqezinjve u krijua një boshllëk, jo vetëm nga ana taktike, por edhe psikologjike. Ai arrinte ti motivonte lojtarët edhe në minutat e fundit, kur ndeshja dukej një histori e mbyllur. Nga ana taktike, këtë rol u përpoq ta merrte Mërgim Mavraj, por duket se 32-vjeçari është larg pritshmërive. Panuçi është munduar të gjejë lojtarë me fizik të lartë në vendin e tij siç është Ismajli. Ndonëse është ende shumë i ri për të marrë një përgjegjësi të madhe si kjo, Ardiani ka treguar se ka të gjithë potencialin e mundshëm për të bërë një rol të tillë.
Një tjetër largim ishte edhe truri drejtues i asaj Kombëtare që na bëri të jetojmë një ëndërr, pikërisht Xhani De Biassi. Italiani arriti të adoptohej lehtësisht jo vetëm me kuqezinjtë në fushë, por edhe me shqiptarët në tribuna. De Biassi ishte nga ata trajnerë që kanë lënë një gjurmë shumë të madhe në historinë e futbollit shqiptar, por koha do të tregonte se ky trajner nuk mund t’ia dilte pa Shqipërinë.
Faktikisht fillin edhe ky trajner po e humbiste te Shqipëra, sapo kapiteni legjendar u tërhoq nga futbolli. Pas largimit të tij, FSHF, mendoi të gjente një tjetër trajner ideal për Kombëtaren dhe që të pështatet sadopa me filozofinë e De Biassit. Pasardhësi i tij erdhi nga një shkollë italiane të futbollit, që është një kulturë e rëndësishme në futbollin botëror.
Kristian Panuçi nuk njihet shumë në botën e trajningut dhe është në hapat e parë të karrierës së tij. Nga puna që ka kryer deri më tani, mund të vlersohet për lojtarët e rinj dhe me prespektivë të lartë që ka afruar në Kombëtare. Ndonëse është akoma nën hijen e paraardhësit të tij, Panuçi po jep maksimumin e tij me lojtarët që ka patur në dispozicion. Shpesh herë është kritikuar që skuadra që ai drejton nuk ka një fytyrë të vërtetë në fushën e blertë.
Pas të gjitha këtyre, Panuçi u konfirmua sërish në krye të Shqipërisë, ndërsa këtë herë pritet të ndezë zjarrin e premtuar te lojtarët e Kombëtares. /Rexhino Begolli-Shqiperia.ch/