
Një enigmë e cila nuk e ka ende një zgjidhje, të gjithë janë duke pritur me padurim se kush do të jetë kapiteni i ri i Shqipërisë. Alternativa janë të shumta, duke filluar që nga Andi Lila, për të përfunduar me Elseid Hysajn.
Të gjithë e kanë nga një shans për të pasur shiritin e kapitenit në krahë, pasi flasim për futbollistë që kanë dhënë kontribut të madh tek kjo Shqipëri. Shumë krahë ka ndërruar në fakt shiriti gjatë kohëve të fundit, teksa Jahmir Hyka do të gradohej fillimisht, ndërsa Elseid Hysaj do të ishte emri i preferuar si udhëheqësi ndaj Skocisë.
Historia vazhdon edhe në ndeshjet e tetorit, teksa Mërgim Mavraj dhe Andi Lila janë dy alternativa të tjera të mundshme, që i shtohet kandidatëve të deritanishëm, të cilët mund të bëhen kapiten të Shqipërisë. E gjitha kjo enigmë do të zgjidhet në ditën e nesërme, atje ku trajneri Panuçi do të ketë në konferencë kapitenin përkrah.
Megjithatë, luhet ndaj Jordanisë dhe nuk përjashtohet mundësia e një shmangie nga ana e italianit, për ta lënë ende të hapur këtë çështje. Kështu, në ditën e nesërme mund të jetë Etrit Berisha që do të paraqitet si njeriu që udhëheq Kombëtaren, duke parë ndeshjen miqësore që luhet ndaj Jordanisë, por në takimin ndaj Izraelit, do të rikthehej sërish portieri Strakosha titullar, për t’u rikthyer në pikën 0.
E gjitha kjo situatë, për dikë që ka njohje të mirë me futbollin, na kujton ngjashmërinë e madhe me situatën e vetëm përpara pak kohëve të Brazilit, në Botërorin e Francës. Trajneri i tyre, Tite, zgjidhte që shiriti i kapitenit të ndërrohej në çdo ndeshje, që lojtarët të kuptonin të gjithë se janë të nevojshëm për skuadrën e tyre. Fundja, varet sesi përpiqesh ta shohësh një situatë të caktuar, në vendin tonë anojnë më shumë nga kritika… /Shqipëria.ch/