
Një sezon aspak i mirë ishte ai i kaluari për Armando Sadikun, që mes dëmtimeve serioze dhe mungesës së hapësirës, nuk mundi të tregonte vlerat e tij. Sulmuesi i Kombëtares u përfol për një transferim të mundshëm te Trabzonspori, megjithatë në ditët e fundit janë zvogëluar gjasat për të përmbyllur këtë pistë.
Ndërkohë shanset nga ana tjetër për të qënë pjesë e “La Ligas” me Levanten janë shtuar, por për të mbërritur deri këtu duhet që Sadiku të tregojë sesa vlen në stërvitje. Për të dhënë një verdikt përfundimtar ka ende kohë, ndërsa sulmuesi kuqezi e nis me Enea Bardhin atje ku e la kur shkoi te Lugano: “Jam nana”. Pikërisht është kjo foto e fundit e postuan në “Instagram” nga të dy futbollistët, që me këtë shprehje e cila u dëgjua aq shumë herë në vendin tonë para disa kohësh, u bë më e përdorura edhe për vetë lojtarët. /Shqiperia.ch/