
Pasi e fitoi “Champions League” dhe nuk mundi të ishte protagonist me Liverpulin në finale, Xherdan Shaqiri fitoi edhe një tjetër Kupë nga stoli. Këtë herë bëhej fjalë për Superkupën e Europës ndaj Chelseat, e cila u fitua nga ruleta ruse.
Menjëherë pas mbylljes së takimit gazetarë të ndryshëm kanë pyetur Shaqirin për të ardhmen, ndërsa lojtari me origjinë shqiptare shprehej i lumtur te Liverpuli dhe se do të vazhdonte gjatë në këtë skuadër.
Por pa kaluar mirë 24 orë, “The Sun” raporton se sulmuesi i Zvicrës ka takuar trajnerin Jurgen Klop, duke i kërkuar që ta lërë të largohet nëse nuk i sigurohet më hapësira në “Premier League’. /Shqiperia.ch/