
Një periudhë aspak të mirë po kalon Atdhe Nuhiu me klubin e tij në Angli, teksa nuk po arrin dot të gjejë golin dhe rrjetën e kundërshtarëve. Futbollisti i Sheffield Wendsday duket shumë larg këtij misioni.
Pavarësisht se detyra e tij është ajo sulmuese, mbrojtësat në atë skuadër ku ai bën pjesë, shpeshherë numërojnë më tepër gola edhe se vetë Nuhiu. Tifozëve u është sosur durimi prej kohësh, ndërsa ironitë në rrjetet sociale kanë shpërthyer.
“Duam disa video të Nuhiut, të paktën ta shohim andej që di të shënojë”, shprehen disa tifozë në mënyrë ironike në “Twitter”, nisur edhe nga “thatësira” e sulmuesit shqiptar në fushën e blertë. Në kushte të tillë kurrsesi që nuk mund të ketë një festë nga futbollisti i Kosovës në këtë fundvit, që duhet të bëj gati valixhet e të gjejë një strehë të re. /Shqiperia.ch/