You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Shqiptari që do të fitojë “Premier League”, Guardiola merr vendimin për Arijanet Muriq

Shqiptari që do të fitojë “Premier League”, Guardiola merr vendimin për Arijanet Muriq

Një shqiptar do të fitojë “Premier League” këtë sezon sipas të gjitha gjasave. Bëhet fjalë pikërisht për portierin e Kosovës, Arijanet Muriq. Ky i fundit u shndërruar në hero në “Carabao Cup”, atje ku priti penalltitë ndaj Leicesterit dhe e ndihmoi skuadrën e Guardiolës të vazhdonte më tej.

Megjithatë hapësirat për portierin shqiptar kanë qënë të pakëta, pavarësisht kushteve fantastike që u krijuan nga fati. Portieri Bravo nuk ishte më i gatshëm për Guardiolan, duke e kaluar Muriqin si gardianin e dytë të qytetarëve. Sipas asaj që raporton “The Sun”, lojtari i Kosovës do të huazohet sërish në fundin e këtij sezoni, në një ekip tjetër të “Premier League”. Për momentin nuk bëhet e ditur asgjë konkrete, ndërsa fillimisht Muriqi duhet t’i gëzohet medaljes së kampionit, nëse nuk do të kemi surpriza. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top