Një shqiptar do të fitojë “Premier League” këtë sezon sipas të gjitha gjasave. Bëhet fjalë pikërisht për portierin e Kosovës, Arijanet Muriq. Ky i fundit u shndërruar në hero në “Carabao Cup”, atje ku priti penalltitë ndaj Leicesterit dhe e ndihmoi skuadrën e Guardiolës të vazhdonte më tej.
Megjithatë hapësirat për portierin shqiptar kanë qënë të pakëta, pavarësisht kushteve fantastike që u krijuan nga fati. Portieri Bravo nuk ishte më i gatshëm për Guardiolan, duke e kaluar Muriqin si gardianin e dytë të qytetarëve. Sipas asaj që raporton “The Sun”, lojtari i Kosovës do të huazohet sërish në fundin e këtij sezoni, në një ekip tjetër të “Premier League”. Për momentin nuk bëhet e ditur asgjë konkrete, ndërsa fillimisht Muriqi duhet t’i gëzohet medaljes së kampionit, nëse nuk do të kemi surpriza. /Shqiperia.ch/