
Nëse kërkoni futbollistin shqiptar me festimet më të pazakonta, ndaluni, pasi Liridon Krasniqi është personi që ishit duke kërkuar. Bëmat e tij janë nga më të shumtat, ndërsa mjaftojmë t’ju themi që në vetëm një ndeshje të luajtur me Kedah, teksa do të shënonte, ka puthur arbitrin dhe këpucën e trajnerit.
Shpërthyes në fushën e lojës dhe po aq i veçantë jashtë saj, Liridon Krasniqi ishte një personazh shumë i dashur në Malajzi. Megjithatë kontrata e tij me klubin e Kedah përfundoi dhe ai u largua në mënyrë emocionuese me një letër lamtumire, ndërsa vetë lojtari bëhet gati për një aventurë të re.
Sipas asaj që raportohet në orët e fundit, sulmuesi shqiptar duket se është gati për të nënshkruar kontratën e re. Bëhet fjalë për një arritje marrëveshje me ekipin indonezian Persija, që do të bëhet zyrtare në vazhdimësi. /Shqiperia.ch/