
Riza Durmishi, është një tjetër futbollist shqiptar që aktivizohet te Lacio, e që u bëri përshtypje drejtuesve të klubit italian. Mirëpo aventura e lojtarit që erdhi nga Betisi, nuk ka qenë aspak pozitive, madje duke kaluar edhe periudhën më të errët të karrierës.
I së njëjtit mendim është edhe vetë Durmishi, teksa për “Basckstage” tregon edhe ironinë e fatit. Përpara dy vitesh mbrojtësi lacial është rrëzuar para shtëpisë, e dëmtimet që mori prej atëherë, po e pengojnë jo pak karrierën e tij.
“Shpresoj që kam gjetur një zgjidhje përfundimtare ndaj problemit që më ka torturuar për dy vite. Në vitin 2016 rashë para shtëpisë, m’u tha se kisha marrë shumë lëndime të mëdha. Më këshilluan të pushoja disa kohë, por nga ana tjetër edhe duhej të luaja.
Viti më i keq i karrierës ku që lamë pas dhe tani jam më mirë. Do e shihni se në çfarë gjendjen jam. Nuk kam frikë të them se 2019 do të jetë viti im nëse gjendja fizike do të jetë në mbështetje të aftësive të mia”, u shpreh Durmishi. /Shqiperia.ch/