You are here
Home > Futboll Bota > Shqiptari i Juventusit që duhet mbajtur shënim, Qendrim Kameraj premton me të ardhmen

Shqiptari i Juventusit që duhet mbajtur shënim, Qendrim Kameraj premton me të ardhmen

Qendrim Kameraj është vetëm 19 vjeç dhe aktualisht është pjesë e skuadrës së Juventusit U-22, ku me bardhezinjtë e kësaj grupmoshe ka mundur të zhvillojë vetëm një ndeshje këtë sezon. Ai shikohet si një nga lojtarët që mund të kenë një të ardhme të madhe.

Qendrimi nisi të stërvitej tek grupmoshat e Luzernit, teksa në viti 2016 kaloi automatikisht tek U-21 vjeçarët e kësaj skuadre. Këtu ra në sy për talentin që kishte, ndërsa menjëherë drejtuesit e akademisë së Juventusit arritën të bënin të tyre lojtarin, duke siguruar shërbimet e tij prej shifrën e 25 mijë eurove.

Kameraj është një lojtar i krahut të djathë, ndërsa ka luajtur në të tre rolet e këtij krahu, si mbrojtës, mesfushor apo edhe sulmuesi. Futbollisti në fjalë ka luajtur me grupmoshat e Zvicrës, ndërsa si gjithmonë në garë do të gjendet edhe Kosova me Shqipërinë, si një mundësi alternative për t’u zgjedhur nga ana e Kamerajt. Megjithëse zgjedhja e kuqezinjve duket disi më e vështirë për t’u arritur, Qendrim Kameraj është një emër i veçantë që duhet të mbahet shënim për të ardhmen. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top