You are here
Home > Kombëtarja > Shqiptarët te Arisi shohin ëndërra më Europën, Mavraj feston si i çmendur…nga stoli

Shqiptarët te Arisi shohin ëndërra më Europën, Mavraj feston si i çmendur…nga stoli

Skuadra greke e Aris po fillon të shoh ëndrra me “Europa League”. Në javën e njëmbëdhjetë të kampionatit, dyshja shqiptare Mavraj-Basha e sheh veten në vendin e pestë me 18 pikë po aq sa panathinaikos i Kaçes. Në transfertën ndaj Kretës, vendasit po udhëhiqnin deri në minutën e 90+2’ me rezultatin minimal 1-0. Pak sekonda më vonë sulmuesi nga Tunizia, Younes  arriti të bëj çmendurinë e javës duke realizuar dy gola në brenda 60 sekondave të fundit.

Një fitore e tillë ishte më tepër se një finale për Aris, pasi verdhëezinjtë mbajnë ende nën ritëm edhe ecurinë e skuadrave të podiumit. Nga ky takim Mavraj doli me zero minuta në fushë. Pas kthimit nga Kombëtarja, mbrojtësi shqiptar është preferuar sërish jashtë ekipit për të tretën herë rradhazi. Ndërsa për Bashën kanë mjaftuar 70’ minuta në mesfushë.

Në ndeshjen e javës së ardhshme, Aris do të përballet në mënyrë të drejtpërdrejt me Panathinaikos. Të dy skuadrat do të kërkojnë fitoren pasi tre pikët u sigurojnë përkohësisht një vend për në “Europa League”. Teksa nuk do të mungojë edhe derbi mes shqiptarëve të Kombëtares./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top