You are here
Home > Kombëtarja > Shqiptarët pushtojnë Lokomotivën e Zagrebit, talenti 19-vjeçar gjen golin

Shqiptarët pushtojnë Lokomotivën e Zagrebit, talenti 19-vjeçar gjen golin

Lokomotiva e Zagrebit është kthyer si një përfaqësuese e Shqipërisë në Kroaci. Jo pak, por 5 futbollistë shqiptarë kanë luajtur në përballjen e sotme ndaj Istrës që u mbyll me fitoren 0-2. Nga minuta e parë u aktivizua Cokaj, Mersinaj, Uzuni dhe Kastrati.

Ky i fundit do të dilte nga loja në pjesën e dytë, ndërsa në minutën e 82 u aktivizua edhe talenti nga Lezha, Indrit Tuçi. Mesfushori shqiptar dhe që është vetëm 19-vjeç ka shkëlqyer në ato pak minuta që iu besuan nga trajneri Tomiç. Madje në minutën e fundit të lojës ka arritur edhe të tund rrjetën, duke marrë përgëzimet e të gjithëve.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top