Shqiptarët janë në modë në kombëtaren e Zvicrës, dhe kanë treguar se kanë qenë shpesh vendimtar në rezultatet e mira që ka arritur ekipi helvet. Trajneri Petkoviç, pas Xhakës, Shaqirit, Behramit, Xhemailit dhe Mehmetit, tek ekipi i Zvicrës duket se do të marrë edhe një shqiptar tjetër, si pjesë e listës për në Botërorin e Rusisë.
Albian Ajeti, me shumë mundësi do të jetë pjesë e të grumbulluarve. Vëllai i vogël i Arlind Ajetit, është golashënuesi më i mirë me 16 gola këtë sezon në Superligën e Zvicrës, dhe ka qenë pjesë e ekipeve të moshave të Zvicrës. 21-vjeçari i Bazelit ka qenë në shënjestër më parë edhe nga De Biazi, për ta marrë tek Shqipëria, por në fund ai zgjodhi të përfaqësonte ngjyrat e Zvicrës.
/Panoramasport