You are here
Home > Futboll Bota > Shqiptarët në “modë”, Zvicra merr talentin 21-vjeçar për në Botërorin e Rusisë

Shqiptarët në “modë”, Zvicra merr talentin 21-vjeçar për në Botërorin e Rusisë

Shqiptarët janë në modë në kombëtaren e Zvicrës, dhe kanë treguar se kanë qenë shpesh vendimtar në rezultatet e mira që ka arritur ekipi helvet. Trajneri Petkoviç, pas Xhakës, Shaqirit, Behramit, Xhemailit dhe Mehmetit, tek ekipi i Zvicrës duket se do të marrë edhe një shqiptar tjetër, si pjesë e listës për në Botërorin e Rusisë.

Ajeti

Albian Ajeti, me shumë mundësi do të jetë pjesë e të grumbulluarve. Vëllai i vogël i Arlind Ajetit, është golashënuesi më i mirë me 16 gola këtë sezon në Superligën e Zvicrës, dhe ka qenë pjesë e ekipeve të moshave të Zvicrës. 21-vjeçari i Bazelit ka qenë në shënjestër më parë edhe nga De Biazi, për ta marrë tek Shqipëria, por në fund ai zgjodhi të përfaqësonte ngjyrat e Zvicrës.

/Panoramasport

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top