You are here
Home > Futboll Bota > Shqiptarët i dënojnë “përjetësisht” për festimin, serbët ia hedhin me epokën e gurit(VIDEO)

Shqiptarët i dënojnë “përjetësisht” për festimin, serbët ia hedhin me epokën e gurit(VIDEO)

Qesharake është kur llogjikohet mënyra sesi organizmi më i lartë i futbollit, UEFA, vepron shpeshherë me dy standarte. Sa herë që futbollistët me origjinë shqiptare bëjnë festimin me shqiponjë, pas realizimit të një goli, i menjëhershëm është reagimi.

Në mungesë të dënimit, një paralajmërim do të vijë nga Federata e kampionatit respektiv, në mos edhe të vetë UEFA-s. Arsyeja? Festimi i ndaluar! Shqiponja e ndaluar!

Ndërkohë, paradoksi vjen nga Serbia. Në vendin tonë fqinj, ndodhen ende në epokën e gurit, me plotë kuptimin e fjalës. Në ndeshjen e Partizanit të Beogradit ndaj Macva, e mbyllur me rezultatin 0-0, reagimi i tifozëve ka prekur fundin.

Të gjithë duke hedhur gur e duke goditur anësorin e takimit, ndërsa stadiumi kishte marrë pamjen e një xhungle. Nëse një skenë e tillë do të vinte në Shqipëri, sigurisht që një dënim i përjetshëm do të ishte i garantuar për vendin tonë, por në Serbi, një sy do të mbyllet e gjithçka do hidhet paq. Pa përdorur paragjykime, por historia na jep të drejtën për të thënë një gjë të tillë. Mesa duket, shqiponja që fluturon nga lojtarët tanë në simbolikë, vret më shumë sesa epoka e gurit ku ndodhen serbët. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top