You are here
Home > Futboll Bota > Shqiptarët e Atalantës fluturojnë në vlerësime: Berisha falë VAR-it dhe i pagabueshmi Gjimshiti

Shqiptarët e Atalantës fluturojnë në vlerësime: Berisha falë VAR-it dhe i pagabueshmi Gjimshiti

Një fitore me shumë vlera ishte ajo e djeshmja për Atalantën, që mundi Lacion me rezultatin 1-0. Goli i vetëm i takimit, do të vinte në sekondën e 59 me anë të Zapatas. Në fundin e ndeshjes, do të ishte Acerbi që do të barazonte shifrat, e megjithatë goli do të anullohej me VAR.

“Tuttomercatoweb” është i qartë me vlerësimet e tij, shqiptarët e Atalantës fluturojnë duke marrë nota të larta. Në pjesën e dytë, do të aktivizohej edhe Berat Gjimshiti, falë dëmtimit të Palominos. Media italiane shprehet se Gjimshiti ishte i pagabueshëm, ndërsa portieri shqiptar kishte edhe VAR-in në favorin e tij.

Berisha (6.5)- Thelbësore të përmendet që në pjesën e parë, bën disa pritje të shkëlqyera. Mungon një dalje në fund dhe ndihmohet nga VAR, pas goditjes me kokë të papritur nga Acerbi.

Gjimshiti (6)- Futet në fushë në një moment delikat, por nuk e ndien presionin e ndeshjes dhe praktikisht nuk humbet asgjë në duelet e tij. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top