You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Shqiponjën nuk e ndan në stërvitje/ Reali piketon Balliun, ia kalon edhe Lionel Mesit

Shqiponjën nuk e ndan në stërvitje/ Reali piketon Balliun, ia kalon edhe Lionel Mesit

Shqipëria dhe futbolli i së ardhmes duket shumë premtues, pasi brezi i artë është duke ardhur për Kombëtaren. Tashmë janë duke u rritur edhe fëmijët e emigrantëve shqiptarë, të cilët kanë pasur kushte më të mira financiare për të rritur fëmijët e tyre në vendet europiane.

Në këtë mënyrë janë ndjekur edhe pasionet, për t’u zhvilluar në shkollat më të mira të Europës. Në një nga këto raste, përfshihet edhe lojtari i Çitadelës, Olghe Balliu. Vetëm 13-vjeç, por talenti i djaloshit dallon lehtësisht.

Madje është piketuar edhe nga vëzhguesit e Realit të Madridit, me të ardhmen e tij që shihej në Bernabeu. Vëzhguesit e gjigandëve spanjollë kanë qënë për një vëzhgim në Itali, atje ku mes 7 fëmijëve të zgjedhur për klubin madrilène, gjendej edhe Balliu. Por për të arritur deri në këtë pikë, duhet të pritet edhe tre vite, që djaloshi të mbushi moshën 16-vjeç. Ajo që e ka bërë edhe më të veçantë Balliun në Itali, jehona e të cilit është bërë e madhe në mediat e fqinjëve tanë, ishte xhungulimi me topat e tenisit.

Rekordi i Mesit me 180 mbajtje të tilla është thyer, pasi Balliu ka mundur ta bëj këtë gjë për 198 herë. Ndërkohë ky lojtar ka qënë edhe tre herë në Madrid, madje duke u fotografuar edhe me sponsorin zyrtar të Realit, Adidasin. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top