You are here
Home > Futboll Bota > Shqiponja vetëm sa e ka nisur fluturimin, tifozët e Rangersit: E kuptuam se kush është!

Shqiponja vetëm sa e ka nisur fluturimin, tifozët e Rangersit: E kuptuam se kush është!

Eros Grezda është zhbllokuar më në fund në klubin e tij të ri, Rangersin, duke arritur të shënojë madje dy gola për shtatë minuta.

Futbollisti shqiptar ka luajtur për 90 minuta, duke treguar një nivel shumë të mirë në fushë, ndërsa ka arritur të dhurojë edhe pasimin vendimtar në golin e katërt. Sa shumë dyshime që kishte për aftësitë e tij, aqsa tifozët kishin nisur të kërkonin edhe një largim të mundshëm në merkaton e janarit, ndërsa Grezda ende nuk kishte shansin për të treguar vlerat e tij.

E pati sot ndaj Motherwell dhe e shfrytëzoi atë në mënyrën më të mirë. Nëpërmjet rrjetit social “Twitter”, të shumta janë mesazhet që e cilësojnë shqiptarin si më të mirin e takimit, duke u bashkuar në një zë, se tani e kanë kuptuar se përse u afrua në ekipin e Rangersit një lojtar i tillë. Faktikisht, shqiponja vetëm sa e ka nisur fluturimin… /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top