You are here
Home > Kombëtarja > Shqiponja e Qakës mbeti në shtegtim, Panuçi e lë jashtë folesë

Shqiponja e Qakës mbeti në shtegtim, Panuçi e lë jashtë folesë

Debutimi i tij ndaj Turqisë mahniti jo pak tifozë të fanellës kuq e zi. Kameri erdhi nga Rumania bashkë me Shqiponjën. Kaq shumë e donte këtë Kombëtare sa që pas la ofertat luksoze të përfaqësueses së Norvegjisë. Aty u rrit duke luajtur me U17 dhe U19, por ftesës së kombit të tij i tha “PO” pa e menduar dy herë. Lojtarët shqiptarë në botë njihen vetëm nga nacionaliteti i tyre, Qaka ishte ndryshe.

Ai njihej nga të gjithë që ishte një shqiptar besnik i vendit dhe flamurit të tij. Shqiponja e tij në krahun e majtë e shoqëronte në çdo ndeshje, në çdo fitore dhe arritje. Kur erdhi për ndeshjet miqësore, Shqiponja e shoqëroi për në fole. Por qendrimi i tij zgjati pak. Vetëm tre ndeshje miqësore dhe një në stol, po miqësore. Qaka premtonte lojë të bukur dhe mund të lidhej mjaft mirë në mesfushë. Sakrificën e tij e tregoi fare qartë.

Në ndeshjen ndaj Norvegjisë, vendit ku e prisnin, nordkët e “sakatuan” por Qaka qendronte i fortë deri sa nis të çalojë në fushë. Në çdo minutë loje që iu dha mundësia që të luante tregoi shumë, tregoi se meritonte edhe Ligën e Kombeve e jo vetëm miqësoret. Megjithatë Panuçi e gjykon që mesfushori nuk meriton të jetë në listë. Presidenti i Poli Iashit në merakton e verës nuk pranoi asnjë ofertë për bisedime pa 1 milion euro për Kamer Qakën. Panuçi e lë jashtë. Kështu do vijojë të ndodh. Disa lojtarë qenka e destinuar të zhduken pa ardhur ende mirë. I tillë duket se do të jetë edhe fati i Qakës./Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top