Shkodran Mustafi u rikthye në vëmendjen e mediave europiane, teksa festoi me shqiponjë pas golit të realizuar ndaj Kardifit.
Gjesti simbolik i futbollistit të Arsenalit, i tejkaloi kufijtë e Anglisë, aqsa u konsiderua edhe si një provokim i pastër në Serbi. Por sikur të mos mjaftonte ai reagim i ashpër nga ana e së përditshmes serbe, “Kurir”, mediat angleze e jepnin thuajse të sigurtë dënimin e Mustafit nga Federata Angleze të Futbollit.
Mesa duket gjithçka ishte një alarm i rremë, pasi mbrojtësi i Arsenalit ia ka hedhur paq dhe nuk ka marrë asnjë dënim të vetëm nga ana e Federatës Angleze, por sigurisht që duhet të ketë më shumë kujdes në të ardhmen, sepse të gjithë janë gati për të hetuar shqiponjën. /Shqipëria.ch/