
Në Kupën e Italisë është zhvilluar edhe përballja mes Xhenoas dhe Imoleses, e cila u mbyll në shifrat 4-1. Për skuadrën e cila luan në Serinë C, realizoi futbollisti shqiptar, Isnik Alimi që shpeshherë zgjedh të festoj me shqiponjë.
Kartoni i këtij të fundit zotërohet nga Atalanta, ndërsa u dërgua në huazim te Imolese. Vetëm dy minuta i duheshin në fushën e lojës, për të shënuar edhe golin e nderit. Në minutën e 51 do të aktivizohej Alimi, ndërsa në të 53 dërgoi topin në rrjetë me kokë. Megjithatë do të kishte disa probleme për lojtarin shqiptar, pasi në atë rast do të godiste edhe shtyllën me kokë, por fatmirësisht do të vazhdonte lojën e mbetur. /Shqiperia.ch/
— Roberto (@roberto3959) August 16, 2019